HomeAktualitetDebat

SPAK sekuestro konservative për pasuritë e Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt

SPAK sekuestro konservative për pasuritë e Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt

Prokuroria e Posaçme ka ka kërkuar sekuestro konservative për pasuritë e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit. Mësohet se 29 pasuri të sekuestruara i përkasin Ergys Agasit, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, shtatë llogari bankare dhe kompania EA Solution.

Po ashtu SPAK ka vënë nën sekuestro 10 pasuri të paluajtshme të Ermal Beqirit, mes të cilave një jaht luksoz, llogaritë e “Soft&Solution”, automjete dhe llogaritë e vetë Beqirit. Gj0atë këtij aksioni janë vendosur nën sekuestro pronat e ish-drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanajt dhe Gëzim Hoxhës.

Në llogaritë bankare të 4 personave janë gjetur afro 5 milionë euro. Mes pronave të sekuestruara janë 3 vila.

Deri tani nuk ka asnjë deklaratë nga SPAK, i cili pas çdo hetimi kërkon sekuestro konservative pronash, ku në shumicën e rasteve ka dështuar, siç ishte rasti i drejtuesit të forcave speciale Oltion Bistri dhe dhjetëra raste të tjera.