Zjarr masiv në Gjirin e Lalzit, flakët pranë banesave

Zjarr masiv në Gjirin e Lalzit, flakët pranë banesave

Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalzit.

Flakët janë pranë banesave dhe hoteleve, por paraprakisht nuk paraqet rrezik për banesat.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, ndërsa shprehen se për fikjen e zjarrit duhet ndërhyrje nga ajri, por kjo nuk mund të bëhet gjatë natës.

Nuk ka ende një informacion nga autoritetet.