Pas arrestimeve të sotme të SPAK-ut, Muli mbeti pa fjalë. Edhe donte të gëzohej pa fund, edhe kishte një merak që s’e linte të gëzohej.
Duke pirë kafe me Lelon, e pyeti:
— Kam vënë re që këta të Syrit nuk e sulmojnë këtë Gysin. Mos ka ndonjë video me ndonjë prej tyre?
— Ata nuk prishin punë, — tha Lelo. — Puna është mos ka Zeni, se për të tjerët s’na plas shumë.
— E shoh që dhe Doktori më shumë sulmon Vlorën dhe thotë e kanë filmuar, sesa Gysin që mund ta ketë filmuar. Kjo më tremb pak.
— Tani s’kemi ç’të bëjmë, — tha Lelo. — Rama e dorëzoi, mbaroi punë. Edhe ne, po na doli, duhet ta dorëzojmë.
— Zenin s’e dorëzojmë dot, — tha Muli. — Puna është çfarë do bëjmë po na sollën gjëra me Gysin.
— Do themi i ka montuar kjo Vlora, ndaj u arrestua. S’kemi rrugë tjetër.
— Puna është që do thonë njerëzit: po ta kishte në dorë Vlora, hiqte gjërat e saj, pse do shtonte të Zenit? Madje kjo na bën dhe më keq, se na e lidh Zenin me SHISH-in. Ajo na hedh në erë.
— Epo mirë, themi që Gysi me Zenin janë krushq, se është kushëriri i Jamarbërit. Kështu e justifikojmë pak.
— Kështu po, — tha Muli. — Në partinë tonë e kemi parim mbrojtjen fisnore. Jemi njerëz me zakone. Nuk jemi batakçinj.

