Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij ditën e sotme në Forumin Ekonomik të Delfit.
Rama u pyet nga gazetari grek i Kathimerinit, Aleksis Papahelas për rastin e Fredi Belerit, i arrestuar pak ditë para zgjedhjeve lokale dhe i dënuar për manipulim votash.
Aleksis Papahelas: Le të shkojmë te Fredi Beleri.
Rama: Po pse duhet t’i kthehemi, është i lumtur është eurodeputet. Për të çdo gjë përfundoi në të tillë mënyrë sa çdo kryetar bashkie që është çuar në paraburgim do ta kishte ëndërr, por vazhdojnë të jenë në burg.
Sot kam provë që në atë kohë dukej sikur ishte rast unik. Dhe jam përpjekur t’ia shpjegoj mikut tim të dashur Qirjakos që kjo është diçka që ka të bëjë me një model në vendin tonë pas reformës në drejtësi që po bëhet një problem.
Mund ta ndaj me ju, nuk jam krenar për këtë, por gjyqësori është i pavarur dhe ne duhet të merremi me këtë me durim. Në Shqipëri sot kemi 58% të personave në burgje që ende nuk kanë gjyq.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës nga partia ime, është burgosur në janar 2025 dhe vazhdon të jetë ende në burg dhe proçesi gjyqësor sapo ka nisur. Kur thashë që për Belerin përfundoi në mënyrë të mrekullueshme sepse është kryeparlamentar, ka marrë fund, nuk dua ti kthehem.
Kam provë tashmë që kjo ka prekur vetëm një grek etnik. Por fakti është se kjo është diçka që ka prekur shumë njerëz dhe mund të numëroj edhe të tjerë kryetarë bashkie që janë përballur me këtë.

