HomeAktualitetKronike

Djegia e pallatit, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë!

Djegia e pallatit, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë!

Prokuroria e Tiranës ka marr në pyetje pesë fëmijët që nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke hedhur mbeturina në një karrocë e cila konsiderohet si vatra prej nga ku shpërtheu zjarri që dogji pallatin shumëkatësh pranë QSUT.

Të miturit e identifikuar janë banorë të kompleksit dhe pyetja e tyre është kryer në prani të psikologëve dhe prindërve.

Ata kanë treguar se nuk bënë asgjë me paramendim dhe se kishin parë një vazo të djegshme që e pranë saj mbeturinat ishin në karrocën që gjendej pranë një kondicioneri.

Prokurori i çështjes ka urdhëruar policinë që të kryejë veprime të thera në vendngjarje sikurse të tjera siç është edhe pyetja e disa shtetasve të tjerë.

Ende nuk ka përfunduar akt-ekspertimi shkencor bëjnë me dije burimet ndërsa nga referimi i policisë që kishte arrestuar 4 shtetasit Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna që dyshohen se shkelën rregullat për mbrojtjen nga zjarri.

Për 4 të dyshuarit në gjykatën penale u vendos detyrim paraqitje dhe për të lehtësuar pozitën e tyre shërbye videot e sekuestruara në vendngjarje ku shfaqet se si brenda pesë sekondash merr flakë fasada e pallatit prej nga ku u dogjën 71 banesa.