Dy “revolucionaret” që u turren kudo deputetëve të PS: Arvina Lleshi e afërme e vrasësit të 21 Janarit Ndrea Prendit ngelse në Juridik, Marjeta Makaj mercenare e SHQUP-it

Dy “revolucionaret” që u turren kudo deputetëve të PS: Arvina Lleshi e afërme e vrasësit të 21 Janarit Ndrea Prendit ngelse në Juridik, Marjeta Makaj mercenare e SHQUP-it

Ato janë bërë përndjekse të deputetët e Partisë Socialiste fal policisë bordello që kemi dhe fale gjykatave hale dhe prokurorisë gjiriz. Këta dy sorrat i ndjekin kudo brenda dhe jashtë Shqipërisë deputetët socialist, në rrugë, qendra tregatare, makinë, restorant etj., duke i akuzuar, qëlluar me vezë, filmuar etj duke intimiduar dhe fyer njerëzit që kanë një status për shkak të detyrës që kryejnë…janë të mbrojtur.

Bëhet fjalë për dy revolucionaret e PD-së, Marjeta Makaj dhe Arvina Lleshi. Marjeta Makaj, e cila hiqet si aktiviste, ndonëse punon si pastruese spitali në Strasburg, është militante e Partisë Demokratike. Ajo thirret nga përfaqësues të PD për ndonjë protestë, sulme me vezë dhe video si ajo me Taulant Ballën, besohet përmes pagesës.

Kush është revolucionarja sinitare nga mergimi dhe kush i sponsorizon të mos punoj e të vërdalloset si balon pa bisht nëpër Tiran Marjeta Makajn?

Marjeta Makaj ndoqi nga pas dhe filmoi Taulant Ballën në një restorant në Strasburg, duke i kërkuar llogari se pse po pinte një birrë, ndërsa në Shqipëri protestohej. Bashkë me Ballën ishin edhe Arbjan Mazniku, Pirro Vengu dhe Evis Kushi. Policia franceze ka shoqëruar zonjën Makaj, e cila kishte marrë me vete duke e përdorur edhe djalin e saj 13-vjeçar. Policia ka fshirë videon e porositur nga PD-ja dhe ka informuar deputetët. Makaj po procedohet për disa vepra penale nga autoritetet franceze.

‘Revolucionarja’ tjetër, që ndjek nga pas deputetët e PS nëpër Tiranë është studenteja e Fakultetin të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, Arvina Lleshi, e cila mësohet është ngelëse në 5 provime. Sipas burimeve, fillimisht, Arvina Lleshi nisi studimet në SHBA, por nuk arriti të merrte asnjë provim. Lleshi vjen nga familje me lidhje me Partinë Demokratike, ndërsa është e afërt e ish kruet të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i dënuar për vrasjet e 21 Janarit në bulevard.

Arvina sot proteston lirisht në vendin ku i afërmi i saj, në 21 janar 2011, hapi zjarr mbi protestuesit. Mësohet se Lleshi është radikalizuar në një qendër sekrete të Arlind Qorit te Pazari i Ri. Fiksimi i saj janë deputetët e PS. Disa ditë më parë, ajo iu turr dhe ndoqi nga pas Tërmet Peçin, deputet i qarkut të Gjirokastrës. Arvina Lleshi duket se nuk ka asnjë pretendim për deputetin e zonës së saj, Gjin Gjoni, i cili shfaqet në protestën e flamingove.

Disa ditë më parë, protestuesja Arvina Lleshi ka hyrë në qendrën tregtare në rrugën “Murat Toptani”, duke u zënë pritë deputetëve. Ditët e fundit, Arvina Lleshi ka gjurmuar edhe deputetë të tjerë, gjithnjë socialistë, për t’i sulmuar verbalisht.

Sot i ishte turrur mbrapa Erion Brçes në një takim të tij me banorët e Irfan Tominit. Brace i premtoi se do ta regjistronte në çerdhen më të afërt ndërsa banorët e pyetën se ku ponon. Përgjigjia e saj ishte se jam me diplomë e papunë ndërsa banorët të habitur iu drejtuan me ironi : Ti e papunë me Iphon 17 Pro max?