HomeKronike

VIDEO/ U vra sot bashkë me të shoqen! Kreshnik Mujeci apelonte për mbështetjen e banorëve të Rrjollit: Mos të lejojmë t’u marrin tokat

VIDEO/ U vra sot bashkë me të shoqen! Kreshnik Mujeci apelonte për mbështetjen e banorëve të Rrjollit: Mos të lejojmë t’u marrin tokat

39-vjeçari Kreshnik Mujeci, i cili u vra sot në një atentat me armë zjarri bashkë me të shoqen teksa udhëtonin me makinë, rezulton të ketë qenë një prej mbështetësve më të spikatur të banorëve të Rrjollit, të cilët prej disa muajsh po protestojnë kundër ndërtimit të resortit të botuesit dhe biznesmenit Bashkim Ulaj.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Mujeci duket duke bërë thirrje që sa më shumë qytetarë të protestojnë krah banorëve të Rrjollit, në mbrojtje të tokave të tyre, për të cilat pretendojnë se po uzurpohen padrejtësisht nga biznesmeni Ulaj.

“I bëj thirrje gjithë Shqipërisë: Amanet o gjaku i shqiptarit, mos t’i lëmë këta këlyshë të luajnë kufinjtë e të parit. Të mbetet histori djal pas djali. Mbani mend çfarë po ju thotë malësori i Kelmendit”,- shprehej në një video Mujeci.