Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në një event të organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ku pjesëmarrës ishte edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Në fotot që qarkulluan pas incidentit, shfaqet tensioni i krijuar në sallë, ndërsa presidenti Trump ishte evakuuar nga Shërbmi Sekret menjëherë.
Sulmuesi kishte një pushkë gjahu, një pistoletë dore dhe disa thika, tha policia.
Një oficer u godit, por u shpëtua nga një jelek antiplumb, zbuloi Trump.
Trump e quajti sulmuesin një “ujk të vetmuar” ndërsa u kthye në Shtëpinë e Bardhë për të dhënë një konferencë për shtyp menjëherë pas incidentit.




