Vërshëllimat në Romë pas humbjes ndaj Belgjikës, duket se i kanë bërë mirë Italisë. ‘Azurrët’ e Mancinit rizbuloi shkëlqimin dhe aftësitë në shënimin e golave, duke mposhtur Turqinë 4-1 në Bursa në Ligën e Kombeve. Të kaltrit e mbyllën sfidën që në pjesën e parë, e cila përfundoi 3-0. Vetëm 8 minuta iu deshën ekipit të Mancinit të zhbllokonin sfidën me Alessandro Bastoninm ndërsa pak minuta më pas Frattesi dyfishoi epërsinë, dhe Kayode e çoi rezultatin në 3-0 para përfundimit të pjesës së parë. Në të dytën turqit dhanë shenja me ngushtimin e rezultatit pas golit në minutën e 47-të të Yilmaz por 3 minuta më pas Esposito mbylli ndeshjen në 1-4.
Në duelin tjetër të këtij grupi Franca fitoi me rezultatin 0-1 kundër Belgjikës. Golin që vulosi duelin e realizoi Olise në minutën e 88-të. Me këtë fitore, edhe pse pa Mbappe, ‘gjelat’ tregojnë se vijojnë të jenë pretendentë të mëdhenj dhe udhëheqin grupin me 6 pikë, ndërsa Belgjika renditet e dyta me 3 pikë, po aq sa Italia, por ‘axurrët’ kanë humbur përballjen direkte më belgët.
Polonia e kishte menduar prej kohësh mundësinë e arritjes së një revanshi ndaj Suedisë, por në fund ishin suedezët që triumfuan pastër në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve të këtij sezoni. Ndeshja, e luajtur në Straëberry Arena, filloi me një ndërprerje të shkurtër për shkak të nevojës për të hequr rrotullat e letrës së hedhur në fushë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, pasi në të tetën zhbllokoi Nygren dhe polakët barazuan me Szymanski 2 minuta para fundit. Në të dytën suedezët morën frenat e lojës në dorë duke shënuar 2 herë me Ayari dhe Gyokeres për tre pikë të rëndësishme.
Sa i përket sfidave të tjera spikat fitorja e Bosnjë Hercegovinës në Rumani që përfundoi 2-4. Ndërkohë që sonte për grupin 3 të Ligës A Spanja kampione e botës prej Kroacinë, ndërsa Anglia luan në Çeki.

