Sipas akuzave të ngritura nga SPAK, Zeka dyshohej se së bashku me dy zyrtarët e tjerë të policisë Novaku dhe Tabaku të kishin marrë ryshfet nga një grua e përfshirë në një aksident, me qëllim që çështja të mos referohej në prokurori ose të manipuloheshin provat dhe hetimi i aksidentit. Mirëpo GJKKO sot ka shpallur të pafajshëm për akuzën e korrupsionit pasiv Roven Zekën, ish-shef i Qarkullimit Rrugor në Tiranë, pasi nuk u provua se ka kryer veprën penale.
Me këtë vendim, gjykata ka vendosur edhe heqjen e masës së “arrestit të shtëpisë” ndaj tij. Por Rovena Zaka bëri 1 vit burg dhe megjithëse ishte zgjedhur me konkurim i’u ndërpre karriera duke u izoluar. Natyrisht që oficeri Zaka do kërkoj përgjegjësi nga shteti dhe strukturat e turpshme të drejtësisë me në krye SPAK, që masat e paraburgimit i përdor pa asnjë kriter, në mënyrë skandaloze gjoja për të mbledhur prova, duke i përdorur qytetarët si “kavie” për eksperiment “alla reformë”.
Lind pyetja kush do i paguaj pagat ushtarakut, vitin e burgut dhe dëmtimin e personalitetit të një zyrtari?! Përgjigjia është …askush por me ndryshimet që duhen bërë një ditë dhe duhet të bëhen urgjentisht, trimat e SPAK pasi tu mbaroj mandati duhet të merren të pandehur, për të gjitha rastet e këtyre dëmeve të pariparueshme ndaj jetës së qytetarëve. /Ekskluzive.al

