“Prania Besnike” rikthehet sot! Rama: Dëgjesa me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë

“Prania Besnike” rikthehet sot! Rama: Dëgjesa me qytetarët në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë

Dëgjesat me qytetarët për problematikat e tyre, nismë e qeverisë e njohur si ‘Prania Besnike’, vijon sërish pasditen e sotme. Kryeministri Rama ka ndarë një njoftim se takimet zhvillohen në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë.

Kujtojmë që javën e kaluar, kryeministri nuk mori pjesë në ndonjë prej takimeve pasi ndodhej në Asamblenë e OKB-së në SHBA.

“Mirëmëngjes, dhe me të premten e Pranisë Besnike, që sot vijon në orën 17.00 në të gjithë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Mekanizmi i ri komunikimi me qytetarët erdhi si rrjedhojë e protestës së vazhdueshme të qytetarëve, që sipas Ramës, s’janë dëgjuar dhe janë shpërfilluar nga funksionarët.

Ndërkohë në shërbim të qytetarëve është dhe platforma ‘PasqyrëAlbania’, e prezantuar nga kryeministri Edi Rama në Pogradec. Platforma do të funksionojë përmes dy sektorëve, “Flamingo Albania” dhe “Radar”.

“Flamingo Albania” do të mbledhë të gjitha problematikat e qytetarëve që nuk kanë marrë zgjidhje nga administrata. Ankesat dhe kërkesat do të kalojnë në këtë sistem për t’u adresuar tek institucionet përgjegjëse. “Radar” do të shërbejë për gjurmimin e tyre në kohë reale se ku ndodhet ankesa, cili institucion po e trajton dhe në çfarë faze është zgjidhja e saj.

Synimi është që problematikat e qytetarëve të marrin zgjidhje brenda dy javësh, duke krijuar njëkohësisht një komun