HomeDebat

Zyrtarët e lartë brenda kafazit të qelqtë! Ish-Prokurori: Shkelje e barazisë së palëve ose… të mbahet edhe prokurori në kafaz

Zyrtarët e lartë brenda kafazit të qelqtë! Ish-Prokurori: Shkelje e barazisë së palëve ose… të mbahet edhe prokurori në kafaz

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të mos qëndruar më në kafazin e qelqtë gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, duke i mundësuar ndjekjen e tyre nga salla. Vendimi ka rikthyer në vëmendje debatin mbi përdorimin e këtij mjeti sigurie në proceset gjyqësore dhe ndikimin e tij në parimin e barazisë së palëve.

Ish-prokurori Ervin Karanxha e cilëson kafazin e qelqtë si një praktikë që cenon barazinë në gjykim, duke theksuar se ai duhet të përdoret vetëm në raste të veçanta për persona me rrezikshmëri të lartë ose probleme të shëndetit mendor. Sipas tij, vendosja e të pandehurve në kushte të tilla pengon komunikimin normal mes tyre dhe avokatëve mbrojtës.

Ervin Karanxha: Kafazi i qelqit është mos barazi mes palëve. Mund të mbahen në kafaz njerëzit shumë të rrezikshëm, ose njerëzit që kanë probleme të shëndetit mendor, kemi parë edhe njerëz të lidhur. Është shkelje e barazisë së palëve. Ose të mbahet edhe prokurori në kafaz. Kafazi i qelqtë ekziston për arsye sigurie, por krijon dhe mos komunikim mes palëve dhe avokatëve. Kjo pengon komunikimin normal të mbrojtësit me klientin e tij.