Analisti Baton Haxhiu debatoi ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV me ish-kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për mbajtjen e ish-presidentit Ilir Meta në kafazin e qelqtë, gjatë seancës së parë në Gjykatën e Posaçme. Ai i bëri thirrje Kryemadhit që të hynte edhe ajo në kafaz në shenjë proteste ndaj mbajtjes së tij brenda kafazit të qelqtë.
Pjesë nga debati
Haxhiu: Unë do tyë them nëse më dëgjojnë të burgosurit, kafazin ta bojkotojnë se ky shtet nuk meriton të quhet shtet./ Nëse një njeri dënohet brenda kafazit dhe të atëherë kemi problemës s’ka demokraci brenda kafazit, s’ka të drejta, s’ka liri brenda kafazit, fjalë të lirë dhe e kam thënë edhe kur kam shkruar për kafazin e hekurt, duhet të jjesh një gjyqtar i turpshëm, frikacak, joprofesional që thërret 4 policë. Bëje gjyqin pa publikun, vetëm me gjyqtarët. Lëre kafazin se është turp, turp me e pa shteti si imazh dhe nuk më duhen as ndërtesat, as bregdeti, as turistët kur ka kafaz. Kjo është marre e Zotit.
Kryemadhi: Se e kanë kafazin në tru, Baton.
Haxhiu: Të dëgjova tre orë duke folur për një proces, nuk të dëgjova duke folur për një gjë shumë njerëzore: refuzimin e gjyqit brenda kafazit dhe kjo duhet të jetë shembull jo vetëm për ju dhe Ilir Metën dhe kjo duhet të jetë shembull. Monika mësohu të dëgjosh.
Kryemadhi: Baton, jo jo nuk më thua dot ti mua. E para procedurialisht nuk më takon mua. Ti po më akuzon mua.
Haxhiu: Po, pse nuk hyn në kafaz? Pse nuk hyn në kafaz ti?
Kryemadhi: I takon mediave të ngrejnë këtë ngjarje.
Haxhiu: Konsideroj që ti je më e rrezikshme se Ilir Meta.
Kryemadhi: Ore Baton, unë nuk kam instrument që të protestoj. E mblidhja partinë time para gjykatës. Ti ke shumë të drejtë. Nëse nuk ka zgjim të ndërgjegjes qytetare kombëtare, të gjithë ata që mendojnë se po shtypen, por unë nuk e kam instrumentin që të luftoj për një gjë që nuk e kam në dorë.
Haxhiu: Nuk më intereson kjo, unë po flas për diçka.
Kryemadhi: A, se mos del Ilir Meta nga burgu. Po unë nuk mund ta bojkotoj dhe Ilir Meta, babai i fëmijëve të mi të rrijë në burg. Nuk mund të jem unë shkaktare e gjithë kësaj.
Haxhiu: Pyetja ime është pse nuk je në kafaz?
Kryemadhi: O Baton e di ti që përveç Bujar Leskajt, asnjë deputet tjetër i PD-së nuk ishte në sallë?
Next Post
Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik
“Dumani dhe Dado mashtrojnë pa pikën e turpit”, Yzeiri: Gjyqet duhet të jenë live, ndryshe janë të pavlefshme

