HomeDiaspora

S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme!

S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme!

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të zgjedhë presidentin e Republikës për herë të tretë ditën e sotme. Në sallë mungonin deputetët e opozitës, duke bërë që të mos plotësohej kuorumi i nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Parlamenti u shpërnda dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kështu që nuk plotësohej kuorumi prej 80 deputetësh të pranishëm në sallë, që të zgjidhej Presidenti i ri. Me mos-kalimin e krizës së zgjedhjes së Presidentit, Parlamenti i Kosovës u shpërnda dhe vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kryeministri Albin Kurti fajësoi opozitën për këtë situatë, duke theksuar se pakica parlamentare nuk do përgjegjësi, por kërkon vetëm bllokimin e punës së qeverisë.

“Sot janë mbushur 4 muaj nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, pra jo katër vjet dhe ja ku jemi në një seancë e cila bojkotohet nga opozita. Vetëm katër muaj pas zgjedhjeve duan sërish zgjedhje, ata janë të vetëdijshëm që zgjedhjet nuk janë zgjidhje, ata nuk duan përgjegjësi, nuk duan pushtet, por duan që këtë mos ta kemi as ne. Por këtë nuk e vendosin ata, po populli i Kosovës. Pas një qeverisjeje 5-vjeçare është rritur mbështetja për ne, është e vështirë të gjendet diku tjetër një qeveri që ka kaluar në kriza të shumta, prej pandemisë COVID-19, pastaj te kriza e inflacionit dhe energjisë, pastaj edhe te sulmet e vazhdueshme të Serbisë dhe ka dalë fitimtare në të gjitha rrafshet dhe në fund ka marrë edhe mbështetje më të madhe popullore. Edhe kështu do të jetë. Por demokracia dhe institucionet nuk do vejnë vullnet të qytetarëve, nuk do vetëm mbështetje dhe politikanë për parti të caktuara, dhe këtu është sjellja antishtetërore e partive të caktuara”, tha Kurti.