Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestron konservative të një vile në Palasë të Igli Tares me kërkesën e SPAK i cili pretendon se është në pronësi të Belinda Ballukut.
Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Igli Tares, duke konfirmuar masën e sekuestros konservative të vendosur më herët nga shkalla e parë. Por do duhen kohë deri në përfundim të hetimeve dhe gjykimit që ende nuk ka filluar që SPAK të vërtetoi pronarin e vërtetë, që deri tani me dokumentacion dhe me prova është në emër të Igli Tares dhe sipas kontrolleve të mbikqyrjes nga BKH Belinda Balluku kurrë nuk ka hyrë në atë vilë.

