Protestuesit e kthejnë fizikisht brenda rrethojave deputetin e LVV-së që tentoi të dalë nga Kuvendi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi është kthyer me forcë brenda barrikadave në afërsi të Kuvendit.
Protestuesit e kanë kapur atë fizikisht për ta kthyer brenda rrethojave, siç shihet në një video të publikuar nga VOX Kosova.
Protestuesit e grumbulluar përreth Kuvendit kanë paralajmëruar se nuk do t’i lënë deputetët të dalin nga aty derisa të votohet edhe në lexim të dytë projektligji për Gjykatën Speciale.

