Erërat e forta po ndikojnë në rritjen e flakëve, duke i penguar zjarrfikësit të vënë situatën nën kontroll. Zjarri vazhdon të përhapet, duke çuar në zgjerimin e zonave të evakuimit.
Sipas raporteve paraprake, zjarri filloi nga një pemë ulliri që nuk u shua në kohë. Flaka u përhap shpejt në zonën përreth.
Zjarrfikësit janë në vendngjarje. Evakuime të mëtejshme janë të mundshme nëse situata përkeqësohet.

