Fejton
Protestë e dështuar, madje qesharake për menyrën që u promovua… si kombëtare, la një mesazh të keq për opozitarizmin në Shqipëri, kur reforma teritoriale për ballë kësaj proteste “gjigande” nuk kishte asnjë shans të miratohej…u miratua.
Ajo që ndodhi u pa nga të gjithë si një dështim tjetër i kësaj palo opozite, që është katandisur si një pulë pa kokë, që kërkon të fluturoi duke marrë “koka” borxh, por që nuk mund të vendosen mbi shpatullat e saj.
Disa deputet u bënë edhe më të padukshëm kur kërkonin të drejtonin turmat, të cilat kishin secila hallin e tyre duke dërdëllisur të njëjtat “bejte” që kanë mësuar përmendësh prej disa muajësh dhe me ta sillen vërdall nëpër Tiranë si sonambul, që u ka dal gjumi në rrugë dhe nuk e kuptojnë se përse janë “cullak” aty.
Ndërsa mikrofonxhit e Kolës dhe Prognit fshihen si skutha bashkë me këta dy lideri verior dhe me kokrrat e qelesheve si “patrikot” që gjoja mbajnë gjallë protestën kur përballë kanë Saliun e II-të me tropojan të Saliut të I-rë, që disa herë ua ka hequr puplat pelikanëve kaçurrel duke i lënë pa flokë.
Siç duket “lugati e njeh vampirin” mirë, sepse vijnë nga i njëjti habitat… varrezat dhe natyrisht që trembet prej tij. “Lugatët” u tulatën ndërsa “vampirët” u trimëruan dhe shumë shpejt kakofonin e përditshme nëpër Tiranë do e drejtojnë vampirët me thirrjen e vetme: Rama në burg… Saliu në kryeministri.
Madje, flitet se tashmë Berisha do fillojnë programin e Foltores çdo të hënë në orë 18.oo që ia bllokuan flamingot, duke i hequr një nga argëtimet e tij më të rëndësishme dhe qëndrestarët e trimëruar pas përfundimit të provës gjenerale të protestë do jenë aty çdo natë derisa flamingot të gjejnë fole tjetër. /Tellalli.al

