Qeveria ka ngritur një grup pune me ekspertë të huaj për të adresuar çështjen e paraburgimeve, që siç evidenton një raporti i Këshillit të BE-së, në Shqipëri është 5 herë me i lartë se mesatarja europiane. Analiza dhe propozimet e këtij grupi pune, pritet të bëhen publike së shpejti, për të ndërhyrë në kodin e procedurës penale mbi çështjen e paraburgimeve.
“Studimi që u bë nga ekspertët e Këshillit të Europës për sa i përket popullsisë së paraburgimit e cila është në nivele shumë shumë të larta dhe shqetësuese. ne e presim shumë shpejt që të mbërrijë në Ministri të Drejtësisë me të gjitha ndryshimet jo vetëm nga ekspertët ndërkombëtarë por edhe nga praktikantët e së drejtës tonë dhe për të filluar serinë e konsultimeve publike”, vijon ai.
Për ngjarjen në Durrës që tronditi mbarë opinionin publik, ku dy të mitur humbën jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, Gogu thotë se Ministria e Drejtësisë do të dalë së shpejti me një plan të ri masash për parandalimin e ngjarjeve të tilla.
“Ne jemi duke bërë është që jemi duke analizuar menjëherë situatën pse kemi mbërritur këtu, pra praktikën gjyqësore dhe duhet të shohim aty nëse kemi vend për t’u drejtuar inspektorit të të lartë të drejtësisë që të shqyrtojmë menjëherë, sepse kemi raste nga praktika gjyqësore që ndëshkohen ashpër drejtuesit e automjeteve që e bëjnë këtë nën influencën e alkoolit apo drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit. Kështu që Ministria e Drejtësisë në javët në vijim do të vijë patjetër me një paketë qoftë ndryshimesh ligjore, por qoftë edhe veprimesh administrative që ne të mos lejojmë tragjedi të tilla të na shkundin”, thekson Gogu.
Ndërkohë Ministria e Drejtësisë do të jetë organizatorja e një eventi që do të presë për dy ditë në Tiranë ekspertë të shumtë ndërkombëtarë, takim që i paraprin Kongresit Botëror të Ligjit që do të mbahet vitin e ardhshëm në kryeqytet.

