VIDEO/ Protesta, zbardhet misteri mbi episodin e “rrëmbimit” në bulevard! Policia: I ndaluari sulmonte policinë dhe instuticionet me zare metalik

VIDEO/ Protesta, zbardhet misteri mbi episodin e “rrëmbimit” në bulevard! Policia: I ndaluari sulmonte policinë dhe instuticionet me zare metalik

Mister mbi një episod jo të zakontë të filmuar në bulevard gjatë protestës së mbrëmjes këtë të enjte. Në një video që ka bërë xhiron e rrjetit shihet një çift mbi një motor, i ndaluar nga katër persona civil, të cilët më pas tërheqin burrin me forcë duke e futur atë në brendësi të një furgoni të bardhë me targa normale.

Pamjet ushqyen hipoteza të ndryshme, deri te ajo e një rrëmbimi të mundshëm. Ndërsa Adriatik Lapaj, drejtuesi i Shqipëria Bëhet, duke denoncuar ngjarjen, i identifikon të katër civilët si punonjës policie.

Policia sqaron se personi është ndaluar nga policia pas ndjekjes së veprimeve të tij.

Në lidhje me disa video të publikuara në rrjetet sociale, ku pretendohet se disa civilë kanë shoqëruar me forcë një shtetase, Policia e Tiranës sqaron se personi i shoqëruar është mashkull dhe jo femër.

Shoqërimi është kryer nga punonjës të Policisë Kriminale, në kuadër të veprimeve të ndërmarra për identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në veprimet e kundërligjshme gjatë protestës, pasi dyshohet se ky shtetas drejtonte tubuesit dhe gjuante me zare metalikë punonjësit e Policisë dhe institucionet.