16 protestuesit e arrestuar në ditën e parë të protestës (13 tetor), do të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë.
Një pjesë e mirë prej tyre ishin të maskuar. Më i riu që u arrestua është 23 vjeç, ndërsa të tjerët janë nga 27 deri në 59 vjeç. Mes tyre ka edhe persona të moshave 48, 52, 55 dhe 57 vjeç.
Ndaj të arrestuarve rëndojnë 8 vepra penale, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nën hetim përfunduan edhe 49 persona, si dhe u lënduan 6 policë.
Dita e parë e protestës përkoi me sulmet ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, te bizneset e bankomatet e shkatërruara, koshat e mbeturinave në flakë dhe përplasjet me Policinë, kryeqyteti u përfshi nga akte të dhunshme dhe vandalizmi.
Emrat e protestuesve të arrestuar
Kastriot Vata 41 vjeç
Florian Baba 48 vjeç
Ali Bruçi 40 vjeç
Genc Ibrahimi 57 vjeç
Ernest Kapo 32 vjeç
Iljaz Sulaj 38 vjeç
Besnik Kala 59 vjeç
Donik Vatgjoni 55 vjeç
Erand Zenunllari 30 vjeç
Hamza Bushi 52 vjeç
Olsi Vokli 35 vjeç
Xhesion Petoku 27 vjeç
Klevi Metaj 23 vjeç
Blerim Gjoka 31 vjeç
Kalosh Hysbarjami 38 vjeç
Korado Aliaj 32 vjeç
Po ditën e mërkurë dhe të enjte Policia ka shoqëruar 180 protestues që u bënë pjesë e sulmeve gjatë së mërkurës. Ditën e djeshme sulmet prekën dhjetëra biznese private, disa ministri apo prona të tjera private dhe publike.

