Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

Një material i shpërndarë në rrjetet sociale që po qarkullon mes mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, bën thirrje për organizimin e një udhëtimi nga Prishtina drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestave kundër qeverisë.

Nisja do të bëhet nesër në orën 12:00 nga parkingu pas Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

“Nesër në orën 12 nisemi nga Prishtina. Pika e takimit: parkingu pas Pallatit të Rinisë. Bashkohu kundër dhunës policore ndaj të rinjve. Për vëllezërit dhe motrat tona, gjakun tonë. Një komb, një zë.”

Në ditët e para të protestave të dhunshme janë shoqëruar disa shqiptarë nga Kosova në Tiranë, raportuan mediat.
Sipas këtyre të fundit, ata dyshoheshin për vepra që lidhen me incidentet e dhunshme madje janë dëbuar nga Shqipëria dhe do u ndalohet hyrja për disa vite.

Ndërsa një informacion në rrugë jo zyrtare nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit, flitet se po merren masa për tu bërë një pritje surprizë siç u ka hije “miqëve qenëlehës” që po vijnë të ndihmojnë kur askush nuk i’u a ka kërkuar