Sali Berisha hap thesin dhe vazhdon shikon ëndrra! Çdo protestues që dënohet, do të dekorohet e dëmshpërblehet 100% nga PD kur të vijmë në pushtet

Sali Berisha hap thesin dhe vazhdon shikon ëndrra! Çdo protestues që dënohet, do të dekorohet e dëmshpërblehet 100% nga PD kur të vijmë në pushtet

Përkrahja e Sali Berishës ndaj protestuesve të dhunshëm me maska ka arritur një tjetër prag. Në përgjigje të shpërblimit prej 2500 eurosh nga kryeministri Edi Rama për policët, kreu i Partisë Demokratike njofton se protestuesit e dënuar do të dëmshpërblehen 100% dhe do të dekorohen sapo kjo forcë të vijë në pushtet.

Berisha shton edhe se për rastet e lëndimeve të lehta, mund të përballohen nga mjekë e infermierë të partisë, në një pikë mjekimi që do të ngrihet. Gjithashtu ofron edhe shërbim falas avokatie e denoncimesh, duke e plotësuar ‘strehën’ e ngritur brenda selisë së PD për protestuesit e maskuar.

Sikundër dua të garantoj studentët dhe qytetarët se për çdo lloj dënimi që ata marrin sot, do të dëmshpërblehen 100% nga Partia Demokratike nesër pasi të përcjellim këtë kufomë politike . Do të dekorohen për qëndresën e tyre, do marrin vlerësimin që meritojnë. thotë kufoma e vërtet politike që po vazhdon të ëndërroi dhe mashtroi për ata që kurrë nuk do të ndodhë.