Personi i identifikuar me inicialet A. H., i vetëquajtur student, rezulton të jetë Artan Hysenaj nga Tropoja, një person i afërt me grupet e forcës pranë Partisë Demokratike.
Në zgjedhjet e vitit 2021, ai ka qenë i angazhuar me grupin e forcës së PD-së në Elbasan, ku ndodhi edhe vrasja e Pjerin Xhuvanit.

Pas polemikave që pasuan publikimin nga Edi Rama të emrave dhe fotografive të personave të ndaluar, Berisha nxitoi të paraqiste fakte të rreme për ta, duke u përpjekur të zhvlerësonte denoncimin publik.
Fotografitë e personit në fjalë në zyrën e Sali Berishës tregojnë qartë lidhjet e tij politike dhe hedhin dritë mbi adresën politike të dhunës ndaj institucioneve.

