I del boja sloganit qesharak të “Flamingove”! Nesër tre protesta në Tiranë në orë të ndryshme: I udhëheq Berisha në “burg” me pedagogët e Kovaçit dhe Argitës

I del boja sloganit qesharak të “Flamingove”! Nesër tre protesta në Tiranë në orë të ndryshme:  I udhëheq Berisha në “burg” me pedagogët e Kovaçit dhe Argitës

Ditën e nesërme në Tiranë janë njoftuar paralelisht tri protesta, të cilat do të zhvillohen në orare të ndryshme.

Protesta e parë do të nisë me pedagogët e Kovçit dhe Argitës, të cilët do të mblidhen jashtë oborrit të Universitetit Politeknik në orën 10:00 dhe më pas pritet të nisin marshimin drejt Kryeministrisë.

Ndërkohë, në orën 12:00, Partia Demokratike ka njoftuar gjithashtu protestën e saj kombëtare, e cila zhvillohet në mbështetje të “studentëve” nga mosha 82 vjeç deri në moshën 12 vjeç.

Ndërsa në orën 11:00 ose 12:00 pritet të nisë protesta e studentëve të Mjekësisë të mbështetur dhe nga grupime të tjera studentësh imagjinar të cilët do të marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Në të vërtetë Shqipëria ka 120.000 mijë studentë dhe 98 % e kanë refuzuar protestën e drejtuar nga Kovaci madje disa universitete kanë deklaruar se nuk e njohin fare sindikatën e ish Shiksit.

Të tria protestat janë njoftuar të jenë paqësore, ndërsa të shtunën pritet të shihet se si do të zhvillohen dhe çfarë dinamike do të marrin, e nëse flamingot e përjashtuar do guxojnë të dalin atëhere e sigurtë që do plasi grushti brënda llojit…protestues pa identitet.