Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka publikuar një video, të cilën e shoqëron me mbishkrimin “Depoja e molotovëve: SELIA E PD-së”, duke ngritur akuza ndaj Partisë Demokratike për furnizimin e protestuesve me molotovë.
Sipas Ballës, persona që ai i cilëson si “studentë” marrin furnizime pranë selisë së PD-së dhe më pas përfshihen në akte dhune e trazira në Tiranë.
Përmes këtij publikimi, Balla hedh akuza ndaj opozitës, duke e lidhur selinë e Partisë Demokratike me furnizimin e personave që, shkaktojnë incidente gjatë protestave.

