“Digjni dy bizneset e mëdhaja në mes të Tiranës”! Dalin SMS-të që udhëzojnë protestuesit për të sulmuar Qëndrën tregtare Toptani dhe Hotel “Plaza”

“Digjni dy bizneset e mëdhaja në mes të Tiranës”! Dalin SMS-të që udhëzojnë protestuesit për të sulmuar Qëndrën  tregtare Toptani dhe Hotel “Plaza”

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka publikuar mesazhet udhëzuese të protestuesve në një grup “Telegrami”.

Protestuesit udhëzohen përmes mesazheve që të thyejnë xhamat dhe të djegim dy nga bizneset më të mëdhaja në kryeqytet.

“Gjithçka sipas urdhërave që u jepen me mesazhe”, shkruan Balla në Facebook.

Ndërkohë në disa prej mesazheve shkruhet: “Thyjani xhamat”, “Bashkohuni mos ecni me terezi, rrini afër njëri tjetrit”.