Harry Kane mposht Mbappe e Yamal: Fiton trofeun prestigjoz të “Topit të Artë”! Zbulohet renditja e top-10, de la Fuente trajneri i sezonit

Harry Kane mposht Mbappe e Yamal: Fiton trofeun prestigjoz të “Topit të Artë”! Zbulohet renditja e top-10, de la Fuente trajneri i sezonit

Sezoni i jashtëzakonshëm u shpërbley me një trofe të jashtëzakonshëm. Harry Kanë është fituesi i ‘Topit të Artë’ për sezonin 2025-206, duke lënë pas emra si Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal.

Sulmuesi i Bayern arriti ta bënte të vetin trofeun prestigjoz individual pas një sezoni rekord me 73 gola të realizuar, duke rrëmbyer edhe trofeun e golashënuesit të vitit në Evropë. Me Bayern Munich, klub që i mungonte ‘Topi i Artë’ prej 45 vitesh, ai fitoi Bundesligën dhe ‘Këpucën e Artë’, ndërsa arriti të shkonte deri në gjysmëfinale të Botërorit me Anglinë.

Në moshën 33-vjeçare Harry Kane la pas emra si Kylian Mbappe i Realit dhe Francës si dhe Lamine Yamal të Barcelonës dhe Spanjës. Mbappe u rendit i dyti në votim, ndërsa Yamal i treti. Renditja më pas vijoi si më poshtë: Rodri i katërti, Messi i pesti, Kvaratskhelia i gjashti, Dembele i shtati, Halaand i teti, Olise i nënti dhe Fabian Ruiz i dhjeti. Dembele ishte edhe fituesi i sezonit të fundit të ‘Topit të Artë’.

Ceremonia e organizuar nga France Football u mbajt për herë të parë në Londër, ndërsa pas një çerek shekulli shkoi sërish për një anglez. Për herë të fundit ishte fituar në vitin 2001 nga Michael Owen.

Për t’u theksuar se ‘Topi i Artë’ për vajza u fitua nga spanjollia Alexia Putellas. Futbollistja e Barcelonës e bëri për vete këtë trofe për herë të tretë në karrierën e saj, ndërsa për trofeun votuan gazetarët e 50 vendeve të renditura më mirë në FIFA. Te meshkujt votuan gazetarët e 100 vendeve të renditura më mirë në FIFA. Përfshirë edhe Shqipërinë.

Ndonëse nuk ia doli në ‘Topin e Artë’ Lamine Yamal nuk doli sërish pa çmim. 19-vjeçari i Barcelonës për të tretin sezon me radhë fitoi trofeun ‘Kopa’, që jepet për talentin e ri më të mirë të vitit. Ky çmim shkon për futbollistët nën moshën 21 vjeç, ndërsa Yamal gjithashtu u bë futbollisti i parë në historinë e ‘Topit të Artë’ i cili renditet në top-10 tre herë pa mbushur ende 20 vjeç. Sakaq për trajnerin e Spanjës Luis De La Fuente, i cili fitoi Botërorin me ‘La Roha’, shkoi çmimi i trajnerit të vitit, duke mposhtur 2 spanjollë të tjerë si Mikel Arteta dhe Unai Emery.

Ceremonia e ‘Topit të Artë’ ndryshe nga se ishte parashikuar nisi me 30 minuta vonesë për shkak të trafikut të rënduar në Londër si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm, që solli vonesa në mbërritjen e ‘yjeve’ të mbrëmjes.

30 kandidatët për Topin e Artë 2026

Jude Bellingham – Real Madrid
Pau Cubarsí – Barcelona
Marc Cucurella – Chelsea/Real Madrid
Ousmane Dembélé – Paris Saint-Germain
Luis Díaz – Bayern Munich
Bruno Fernandes – Manchester United
Gabriel – Arsenal
Erling Haaland – Manchester City
Achraf Hakimi – Paris Saint-Germain
Harry Kane – Bayern Munich
Khvicha Kvaratskhelia – Paris Saint-Germain
Lamine Yamal – Barcelona
Sadio Mané – Al-Nassr
Marquinhos – Paris Saint-Germain
Lautaro Martínez – Inter
Kylian Mbappé – Real Madrid
Nuno Mendes – Paris Saint-Germain
Lionel Messi – Inter Miami
João Neves – Paris Saint-Germain
Michael Olise – Bayern Munich
Willian Pacho – Paris Saint-Germain
Julián Quiñones – Al-Qadsiah
Declan Rice – Arsenal
Rodri – Manchester City/Barcelona
Fabián Ruiz – Paris Saint-Germain
William Saliba – Arsenal
Ferran Torres – Barcelona/Paris Saint-Germain
Dayot Upamecano – Bayern Munich
Vinícius Júnior – Real Madrid
Vitinha – Paris Saint-Germain
Kush e jep Topin e Artë dhe si votohet?

Topi i Artë jepet nga revista franceze ‘France Football’, ndërsa ceremonia organizohet në bashkëpunim me UEFA-n. Sistemi i votimit administrohet nga ‘France Football’ dhe mbetet i pavarur.

Juria për çmimin e meshkujve përbëhet nga gazetarë sportivë që përfaqësojnë 100 vendet e para në renditjen e FIFA-s. Për çmimin e femrave marrin pjesë gazetarë nga 50 vendet e para në renditjen përkatëse.

Çdo anëtar i jurisë zgjedh dhjetë futbollistët më të mirë nga lista prej 30 kandidatësh, duke i renditur sipas meritës. Pikët ndahen në këtë mënyrë:

Vendi i parë: 15 pikë.
Vendi i dytë: 12 pikë.
Vendi i tretë: 10 pikë.
Vendi i katërt: 8 pikë.
Vendi i pestë: 7 pikë.
Vendi i gjashtë: 5 pikë.
Vendi i shtatë: 4 pikë.
Vendi i tetë: 3 pikë.
Vendi i nëntë: 2 pikë.
Vendi i dhjetë: 1 pikë.
Vlerësimi bazohet në tri kritere kryesore: paraqitjet individuale dhe ndikimi vendimta