HomeAktualitet

‘Shqiptaria është me Shkupin’! Të rinjtë e Shqipërisë thërrasin protestë për mbështetjen e studentëve shqiptarë në Maqedoni: Më 26 maj te ‘Sheshi Skëndërbej’ në Tiranë

‘Shqiptaria është me Shkupin’! Të rinjtë e Shqipërisë thërrasin protestë për mbështetjen e studentëve shqiptarë në Maqedoni: Më 26 maj te ‘Sheshi Skëndërbej’ në Tiranë

Shqiptaria është me Shkupin!

Ky është mesazhi që shoqëron thirrjen e të rinjve dhe studentëve të Tiranës e mbarë Shqipërisë, për marshim e protestë në kryeqytet më 26 maj, ora 17:00, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Studentët shqiptarë në RMV prej kohësh po protestojnë masivisht duke kërkuar realizimin e të drejtës së tyre natyrore e kushtetuese: Realizimin e provimeve në gjuhën shqipe.

Pavarësisht se sheshet e Shkupit janë ngjyrosur kuq e zi nga studentët shqiptarë atje, autoritetet maqedonase nuk kanë kursyer presionin politik dhe institucional ndaj tyre.