SPAK-u nuk po e sheh korrupsionin e vjetër! Vila, hotele dhe pagë 46 mijë euro, pasuria e majme e Tritan Shehut

SPAK-u nuk po e sheh korrupsionin e vjetër! Vila, hotele dhe pagë 46 mijë euro, pasuria e majme e Tritan Shehut

Nga Ilir Demalia

Deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaron disa banesa e toka, një bujtinë në Tiranë dhe rreth 46 mijë euro pagë nga Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë.

Ambientet e kthyera në bujtinë kanë sipërfaqe 440 m2 dhe vlerë të deklaruar 220 mijë euro. Mes pronave janë edhe 3 mijë m2 tokë në Palasë, Himarë, dhe 1/3 e 100 hektarëve tokë në Gjirokastër. Shehu thotë se do të shesë një dyqan 30 m2 dhe një apartament 71 m2 në Durrës.

SPAK-u në demagogjinë e tij për vendosjen e drejtësisë, duket se sheh vetëm korrupsionin e ri, ndërsa korrupsionin e vjetër, të shtrirë, të ndërthurur dhe të tejkaluar në kombinim me të riun, nuk e sheh ose bën sikur nuk e sheh.
I janë errur sytë nga detyrimet dhe lidhjet e krijuara të korrupsionit të vjetër, i cili, përmes shërbimeve dhe bashkëpunimit me korrupsionin e ri, synon ndryshimin e pushtetit politik, duke e paraqitur këtë proces si një akt drejtësie, ndërkohë që rrezikon të shndërrohet në një instrument të luftës politike.

Drejtësia nuk mund të jetë selektive. Ajo ose heton dhe ndëshkon korrupsionin në të gjitha format, pavarësisht kohës dhe autorëve, ose humbet besueshmërinë dhe shndërrohet në instrument të interesave politike.

PS: Foton dhe të dhënat marrë nga Gazeta Korrekte