Klodiana Lala reagon pas sherrit me Berishën! Gazetari: Ji e kënaqur, se me Berishën mund të shkonte më keq

Klodiana Lala reagon pas sherrit me Berishën! Gazetari: Ji e kënaqur, se me Berishën mund të shkonte më keq

Gazetarja Klodiana Lala u përfshi në një përplasje të ashpër verbale me kreun e PD-së, Berisha, pasi ai doli nga ndërtesa e SPAK-ut, ku shkon për të zbatuar masën ‘Detyrim paraqitje”.

Lala u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se do të vijojë të bëjë detyrën e saj, ndërsa analistët në panel u solidarizuan me gazetaren.

Lala: Unë drejtoj pyetje që i konsideroj si interes të publikut. Gjuha e tij ishte e papranueshme, isha aty dhe jam në ushtrim të detyrës time. Nuk kërkoj vota siç bën Berisha. Zoti Berisha do të shkojë në zgjedhje pas 6-7 muajsh dhe duhet të bindë qytetarët. Unë do të vijoj të bëj të njëjtën gjë duke drejtuar pyetje. Nuk ka pyetje të gabuara.

Hila: Sulmi i Doktorit mu duk për momentin e parë i pakuptimtë. Siç duket Klodiana ka shkelur në kallo diku dhe kërceu përpjetë. Jemi mësuar që Doktori i sulmon të gjithë.

Femrat i sulmon me fjalët e fundit, kështu që Klodi të kënaqet pasi nuk është te sharjet e rënda. E akuzoi për afilacione politike. Por tashmë jemi mësuar.

Zogaj: Lajmi që Berisha flet rëndë kundër një gazetareje që pyet apo bën koment ndaj tij, është rutinë e 30 e ca vjetëve. I shpreh solidaritet Lalës.