VIDEO/ Rama mbërrin në Berlin, pritet nga kancelari gjerman Friedrich Merz

VIDEO/ Rama mbërrin në Berlin, pritet nga kancelari gjerman Friedrich Merz

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin, ku është pritur në Kancelarinë Federale nga kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz.

Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në kryeqytetin gjerman me ftesë të Merz, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” (Coalition of the Willing).

Takimi zhvillohet në Berlin dhe në fokus të tij janë çështjet e sigurisë, paqes dhe stabilitetit evropian.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë tryezë vjen në kuadër të angazhimit të saj në krah të aleatëve strategjikë.