Gjatë protestës së sotme, në një moment, policia po shpërndante protestuesit afër xhamisë së Namazgjasë dhe përdori gaz lotsjellës. Shumica e protestuesve, në vend që të futeshin në xhami, u futën në selinë e PD-së në krah.
Pas kësaj, Doktori bëri një deklaratë të ashpër dhe dënoi sulmin mbi selinë e PD-së.
Lelo, që ishte brenda në seli, u çudit kur ndodhi sulmi dhe pyeti Mulin.
– Sapo ndodhi, – i tha Muli, – po s’e pe gjë ti. Doktori e ndjen gazin që larg dhe nuk duron dot. I ka mbetur nga 8 janari i famshëm alergjia ndaj gazit.
– Tani si do ta thoni, – tha Lelo, – na sulmuan apo jo?
– Na sulmuan, – tha Muli.
– Po shkaku?
– Shkaku është se protestuesit, për t’u mbrojtur, hynë në PD.
– Po nëse njerëzit thonë pse nuk hynë në xhami, si t’u them?
– Do t’u thuash se për shqiptarin e ndershëm e patriot, shtëpi e Zotit është PD-ja dhe Zoti është Sali Berisha. Ata kanë hyrë në shtëpi të Zotit.

