Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve do të ketë tre përballje tejet të vështirë në kampionatin evropian, që për herë të parë nga 16 qershori deri më 3 korrik, organizohet në Shqipëri dhe Serbi. Në shortin e hedhur në Beograd, të kuqtë e vegjël ‘peshkuan’ fillimisht Spanjën dhe më pas Italinë e Finlandën.
Tre rivalë jashtëzakonisht të fortë për një kombëtare debutuese edhe pse 21-vjeçarët e Bushit barazuan 0-0 në miqësoren kundër Spanjës pak ditë më parë në ‘Air Albania’. Si ‘La Roha’, ashtu edhe Italia janë rekordmenët e këtij kompeticioni, me nga 5 trofe të fituar. Finlanda ndërkohë këtë verë merr pjesë për herë të tretë në Evropianin e 21-vjeçarëve.
Kuqezinjtë janë kualifikuar drejtpërdrejt në fazën finale, pasi Shqipëria është bashkorganizatore e turneut me Serbinë. Evropiani i 21-vjeçarëve do të zhvillohet në të dyja vendet nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027.


