Intriga për të sajuar fajtor e GJKKO së shkallës së parë në dosjen Veliaj! Fatmir Bektashi dhe Flutra Xhani të pafajshëm gjobë për Klotilda Bushkën

Intriga për të sajuar fajtor e GJKKO së shkallës së parë në dosjen Veliaj! Fatmir Bektashi dhe Flutra Xhani të pafajshëm gjobë për Klotilda Bushkën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të enjte vendimet për disa prej të pandehurve në kuadër të dosjes penale ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjykata ka vendosur pafajësinë për biznesmenin Fatmir Bektashi dhe shoqërinë e tij “Kontakt”, si dhe për Flutur Xhanin, ndërsa për disa prej të pandehurve të tjerë ka dhënë dënime me burg, të pezulluara në favor të shërbimit të provës, si dhe dënime me gjobë.

Deputetja Klotilda Bushka është dënuar me 300 mijë lekë gjobë, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar është ulur në 200 mijë lekë.

Fation Baci është dënuar me pesë vjet burg, dënim që është reduktuar në tre vjet e katër muaj. Gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe kalimin e tij në shërbim prove për katër vjet.

Adela Kondakçiu është dënuar me shtatë vjet burg, dënim që, me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, është ulur në katër vjet e tetë muaj. Gjykata ka vendosur përjashtimin e saj nga vuajtja e dënimit.

Ina Goxhaj është dënuar gjithashtu me shtatë vjet burg, dënim që është reduktuar në katër vjet e tetë muaj, duke u pezulluar ekzekutimi i tij në favor të shërbimit të provës për pesë vjet.

Elman Abule është dënuar me shtatë vjet burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në katër vjet e tetë muaj.

Frosina Bollo është dënuar me një vit burg, dënim që është ulur në tetë muaj, me pezullimin e ekzekutimit dhe kalimin në shërbim prove për 16 muaj.

Gjykata ka dhënë dënime edhe për personat juridikë të përfshirë në këtë proces. Organizata jofitimprurëse “Frobulos” është dënuar me 500 mijë lekë gjobë, e reduktuar në rreth 333 mijë lekë, ndërsa shoqëria “Rametal” është dënuar me 18 milionë lekë gjobë, e reduktuar në 12 milionë lekë.

Vendimet e shpallura sot kanë të bëjnë me një pjesë të të pandehurve të dosjes Veliaj dhe jo me vetë kryetarin e Bashkisë së Tiranës.