Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar ashpër ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjetet sociale, ku i drejtohet me tone të forta dhe e sfidon për çështjen e akuzave.
“ Sali Berisha, a ke rob shpie që t’i mbledhin rrypat, se nuk të kam asnjë borxh, as ty, as kërkujt.
Ti po i lë borxh fëmijëve të tu. Unë çdo gjë e kam me punë, djersë dhe gjak”, shprehet Luca.
Në reagimin e tij, Luca përdor një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe të ashpër, duke theksuar se gjithçka që ka arritur e ka siguruar përmes punës dhe sakrificës së tij.
REAGIMI I PLOTË ME VIDEO

