HomeAktualitet

Rama reagon pas ndalimit të djalit të deputetit: Ne mbështesim drejtësinë!

Rama reagon pas ndalimit të djalit të deputetit: Ne mbështesim drejtësinë!

Pas arrestimit të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, ka reaguar Kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë thirrje që hetimet të vazhdojnë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri thotë se qeveria mbështet drejtësinë në mënyrë të barabartë, edhe kur bëhet fjalë për djalin e një deputeti të Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë nuk kursen as kritikat për qeverinë paraardhëse, të cilën e akuzon se sot në opozitë po përdor për politike vajzën e dhunuar.

Rexhep Rraja u arrestua nga policia pasi Gjykata e Krujës vendosi arrest me burg për ushtrim dhune ndaj 25-vjeçares Xhisila Maloku. 

“ Ja postimi i plotë: