HomeBota

Radhë e madhe: Hapen dyqanet e para që pa gdhirë pas legalizimi i kanabisit!

Radhë e madhe: Hapen dyqanet e para që pa gdhirë pas legalizimi i kanabisit!

Ditën e sotme në Kanada, u hapën dyqanet e para të kanabisit, pas legalizimit nga qeveria.

Ligji për kanabisin, ishte një nga premtimet e fushatës së kryeministrit Justin Trudeau.

Qeveria kanadeze, me këtë vendim shpreson të ndalojë shitjen e kanabisit në tregun e zi, raporton Zeri i Amerikës.

Sipas ligjit, mosha minimale në rang kombëtar për përdorimin e kanabisit është 18 vjeç, por shumica e provincave të vendit kanë vendosur si kufi moshën 19 vjeç.

Sipas një sondazhi të kryer kohët e fundit, rezultonte se 70% e kanadezëve ishin pro legalizimit të kanabisit.