HomeAktualitetDebat

Juncker shmangu takimet me Bashën e Kryemadhin, mesazhi i qartë për opozitën

Juncker shmangu takimet me Bashën e Kryemadhin, mesazhi i qartë për opozitën

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili zhvilloi një vizitë dy ditore në Tiranë, nuk u takua me krerët e partive opozitare PD-LSI, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.

Sipas informacioneve, me gjithë lobimin e zhvilluar nga PD, Juncker nuk vendosi në axhendë takimin e kreut të selisë blu. Nuk dihet se pse u mor ky vendim nga zyrtari i lartë i BE, por vlen të theksojmë se refuzimi vjen në një kohë kur opozita ka intensifikuar sulmet ndaj ambasdores së BE Romana Vlahutin.

Përfaqësuesit e opozitës kanë akuzuar ambasadoren për “axhendë private”, deklarata që janë të papranueshme për BE.

Shmangia e takimit me kreun e opozitës nuk mund të mos binte në sy, pasi është traditë që sa herë në Tiranë vijnë zyrtarë të niveleve të larta, zhvillohen takime edhe me krerët e opozitës.

Tashmë, opozita duket se ka marrë mesazh të qartë nga kreu i Komisionit Evropian për sulmet ndaj përfaqësisisë së BE në Tiranë.