HomeAktualitet

Politikë Mobilizohen institucionet/ Mbi 3 mijë persona në verifikim të imtësishëm, ndërkombëtarët kanë gati raportet për secilin emër

Politikë Mobilizohen institucionet/ Mbi 3 mijë persona në verifikim të imtësishëm, ndërkombëtarët kanë gati raportet për secilin emër

Mbi 3 mijë pesona në vendin tonë kanë kaluar në sitën e verifikimit të pasurisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka mbyllur raportet për 93 emrat prioritarë, ndërsa pranë ILDKP janë dorëzuar dosjet e pasurisë për 800 gjyqtarë dhe prokurorë, por pjesë e verifikimit janë edhe familjarët e tyre.

Ndërkombëtarët, të cilët po bëjnë një verifikim shumë te thelluar brenda dhe jashtë vendit dhe për secilin emër do të dorëzojnë nga një raport përkatës.

Burime për gazetën “Sot” pohojnë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe ILDKP kanë kërkuar asistencë nga mbi 12 institucione.

Për kryerjen e procesit janë angazhuar gjykatat dhe prokuroritë, për verifikimin e gjendjes gjyqësore të gjyqtarëve dhe prokurorve, Zyrat e Gjendjes Civile për të vërtetuar nëse kanë deklaruar në rregull të dhënat e identitetit apo jo, kompania e kartave të identitetit dhe pasaportave, bankat dhe  Qendra Kombëtar e Biznesit.

Rol të rëndësishëm ka drejtoria e Pastrimit të Parave e cila po heton për transferta të dyshimta jashtë shtetit. Po ashtu asistencë po japin dhe hipotekat, pasi ato kanë dorëzuar në ILDKP dhe KPK të dhëna mbi pronat e paluajtshme të gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Verifikime po bëhen dhe për automjetet që kanë në zotërim, si dhe me policitë kufitare.