HomeAktualitetKronike

Tronditet Ballshi, I dehur 34-vjeçari i merr jetën gruas dhe kunatës 18 vjeçare

Tronditet Ballshi, I dehur 34-vjeçari i merr jetën gruas dhe kunatës 18 vjeçare

Një ngjarje tejet e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku dy motra janë gjetur të vr.ara me thikë.

Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga menjëherë shtetasin G.M., 34 vjeç, i cili është edhe autori i ngjarjes makabre.

Ky i fundit, në gjendje të dehur, ka vr.arë me thikë bashkëshorten e tij G.C. 31-vjeçe dhe motrën e bashkëshortes, 18-vjeçaren M.C.

Të dy shtetaset janë gjetur të pajeta në banesë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht, autoritetet thonë se vra.sjet makabre kanë ndodhur për shkaqe banale, pasi 31-vjeçarja ka debatuar me të shoqin, sepse donte të shkonte te prindërit e saj.