HomeAktualitetKryesore

Eurodeputeti grek vajton në Bruksel “tokat e grekëve” që po i’ua vjedh Rama! Hahn i jep përgjigje sfiduese

Eurodeputeti grek vajton në Bruksel  “tokat e grekëve” që po i’ua vjedh Rama! Hahn i jep përgjigje sfiduese

Çështja e pronave të minoritetit grek në Shqipëri është bërë temë debati sot në Bruksel. Eurodeputeti grek, Kostas Chrysogonos, ka shpërthyer me akuza të ashpra ndaj Shqipërisë, duke thënë se sjellja e qeverisë shqiptare me minoritarët grek është një shkelje e rëndë.

Sipas Chrysogonos, çështja mund të cilësohet si “vjedhje e tokave të minoritarëve nga qeveria shqiptare” dhe se ai po përgatitet për ta çuar këtë çështje në Gjykatën europiane të Strasburgut.

Por, e menjëhershme ka qenë përgjigjja e komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, i cili ka thënë se: “Komisioni Europian i jep rëndësi të madhe të drejtës së pronësisë dhe të sundimit të ligjit për të zgjidhur konfliktet pronësore në të gjithë Shqipërinë.

Në raportin e tij vjetor për Shqipërinë, të publikuar më 17 prill të 2018, Komisioni ka deklaruar se vendi nuk ka bërë ende progres në përmirësimin e kuadrit ligjor për regjistrimin, shpronësimin dhe kompensimin e pronave”. Më tej, Hahn ka theksuar se Komisioni është i vetëdijshëm për shqetësimet e shprehura nga minoriteti grek në Shqipëri mbi zbatimin e të drejtave të pronësisë.

“Jemi duke monitoruar nga afër zhvillimet në këtë çështje. Gjithashtu, duke pasur parasysh kompleksitetin dhe rëndësinë e çështjes së të drejtave të pronësisë, Komisioni është duke ofruar ndihmë financiare dhe teknike në vend, për të adresuar mangësitë në këtë fushë”, deklaroi më tej komisioneri Hahn.