HomeAktualitetDebat

Një parlament i mbushur me “turp” intelektual! Lleshaj tallet me deputeten pa shkollë të LSI: Me ju do flas kur të mbaroni Universitetin

Një parlament i mbushur me “turp” intelektual! Lleshaj tallet me deputeten pa shkollë të LSI: Me ju do flas kur të mbaroni Universitetin

Seanca dëgjimore me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.

Ka qenë deputetja e re e LSI Kejdi Mehmetaj e cila ka ndërhyrë gjatë raportimit që ministri po bënte në lidhje me pyetjet që kishin përfaqësuesit e opozitën në këtë komision për protestën e studentëve.

Por i menjëhershëm ka qenë ndërhyrja e ministrit Lleshaj i cili i tha Mehmetajt se “Me ty do flas kur të mbaroni Universitetin”.

Debati:

Vokshi: Pra policia nuk ka hyre ne mjediset univeristare?

Lleshaj: Ka hyre, ne nje rast kur mori kerkese me shkrim te ardhur nga drejtues te universitetit

Vokshi: Ku e keni shkresen

Kejdi Mehmeti: Ku e keni shkresen

Lleshaj: Me ju flas kur te mbaroni universitetin

Kejdi Mehmeti: Do ta shohim edhe kete, nuk intimidoni dot njeri ju, ju pasqyroni sjelljen e atyre policeve atje.

Ne fakt policiet ishin privat te familjes Kerpaçit dhe Brahimllari.