HomeAktualitet

“Më 16 shkurt opozita proteston për rilindjen e Berishës dhe Bashës. Skenarët e destabilizimit përputhen me moralin e interesave politike të opozitës”

“Më 16 shkurt opozita proteston për rilindjen e Berishës dhe Bashës. Skenarët e destabilizimit përputhen me moralin e interesave politike të opozitës”

Protesta e paralajmëruar e opozitës më 16 shkurt në Tiranë dhe përpjekjet për të krijuar masivitet në pjesëmarrje, nuk ka kaluar në heshtje nga ana e mazhorancës.

Zv.sekretari për Bashkëqeverisjen e Aleancat ne PS, njëherësh numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes Petro Koçi është shprehur se opozita proteston për rilindjen e Berishës dhe të Bashës, dhe ka si qëllim vetëm destabilizimin e vendit.

Sipas tij, pavarësisht se PD e ka ndryshuar kryetarin, filozofia e saj e të bërit politike është ajo që ka pasur që ditën e parë, nga dhuna në dhunë dhe nga grushti i shtetit në grusht shteti.

“Më 16 shkurt opozita proteston për rilindjen e Berishës dhe Bashës.

Skenarët e destabilizimit të Shqipërisë përputhen plotësisht me moralin e interesave politike të opozitës.

PD kryetarin e ndërron por zakonin se harron! Nga njëri grusht shteti në tjetrin shkon!”, reagon Koçi në rrjetin social.

Sekretari socialist shprehet dhe për grevën e pedagogëve të universiteteve, duke nënvizuar se “një pjesë e pedagogëve po bëjnë lojën e universiteteve private, duke stimuluar krizë me bojkote në UT!

PD dhe LSI kthyen në universitete organizatat bazë dhe byrotë e partisë!”