HomeAktualitetKryesore

ZV. ministra, moderatorja e TV dhe juristi në vendin e Besa Shahinit dhe Taulant Mukës te arsimi!

ZV. ministra, moderatorja e TV dhe juristi në vendin e Besa Shahinit dhe Taulant Mukës te arsimi!

Janë emëruar dy zëvendësministra të rinj të Arsimit, Lorena Haxhiu dhe Redi Shtino.

Vendimi për emërimin e tyre është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, për shkak se vendet vakante ishin krijuar nga emërimi i Besa Shahinit si ministre dhe dorëheqja e Taulant Mukës, i cili zëvendësoi Ervin Demon.

Kështu dikasteri i Arsimit bëhet me 4 zëvendësministra, pasi në detyrë përveç dy të emëruarve të sotëm janë dhe Shpati Kolgega dhe Kostandin Shkurti.

Haxhiu është e njohur për karrierën e saj në median vizive, si moderatore e disa emisioneve, ndërsa më pas ka drejtuar dhe disa organizata jofitimprurëse.

Po ashtu ajo ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar Rinisë.

Ndërkohë që Shtino ka profil juridik, ndërsa dhe më herët ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Arsimit, gjatë kohës kur drejtonte Nikolla. Nuk dihet arsyeja e largimit të tij të përkohshëm.