HomeAktualitet

Cila është makina më e preferuar e politikanëve shqiptarë, Monika Kryemadhi bën diferencën (Foto)

Cila është makina më e preferuar e politikanëve shqiptarë, Monika Kryemadhi bën diferencën (Foto)

Kur vjen puna te luksi i makinave me të cilën udhëtojnë, politikanët shqiptarë janë të parët. Makinat e tyre kushtojnë mijëra euro, ku gjatë ditëve të seancave parlamentare, hapësira para Kuvendit kthehet në një paradë.

Mercedes S-Сlass Saloon është një nga makinat më të pëlqyera të politikanëve tanë. Ndaj këtë fundjavë vendosëm t’ju tregojmë automjetet që përdorin të zgjedhurit nga populli dhe sa është çmimi i tyre. Kështu automjeti i kryeministrit Edi Rama, pak a shumë kushton 90 mijë $.

E vetmja që bën përjashtim është kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila zgjedh të udhëtojë me një automjet tip Range Rover.