HomeLifestyle

Noizy habit të gjithë, ofendon publikisht Bebe Rexhën

Noizy habit të gjithë, ofendon publikisht Bebe Rexhën

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha hyn tek ato këngëtare që mbajnë një raport mjaft të ngushtë me ndjekësit në rrjetin social Instagram.

Së fundmi, ylli i muzikës është futur live në llogarinë e saj, ku shfaqej me një palë syze mjaft të veçanta me perla.

Siç pritej, komentet nga fansat e saj ishin të shumta, mirëpo, çka na ra menjëherë në sy ishte komenti i reperit shqiptar Noizy, i cili i shkruajti:

“E ki kryt e madh!” Me shumë gjasë, këngëtarja me famë botërore as nuk e ka parë si koment, por nëse e ka parë, me siguri është habitur! Fundja u habitëm të gjithë pasi është një ofendim i mirëfilltë!