HomeAktualitet

U ekzekutua me snajper, 15 vjet sot nga vrasja e ish-kryeministrit

U ekzekutua me snajper, 15 vjet sot nga vrasja e ish-kryeministrit

Sot mbushen plot 15 vjet nga vrasja e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjic. Ai u vra më 12 Mars të vitit 2003 nga një snajper në qendër të Beograadit, pranë ndërtesës  së qeverisë.

Qeveria e Gjingjiqit ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës për Krime Lufte dhe ka arrestuar dhe ekstraduar në këtë gjykatë disa të akuzuar.

Organizatori i vrasjes, Millorad Ulemek Llegija, dhe snajperisti Zvezdan Jovanoviq janë dënuar me nga 40 vjet burgim.

Ai ka qenë kryeministri i parë serb i zgjedhur pas rënies së regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000.

Ka qenë edhe doktor i shkencave filozofike, njëri nga themeluesit e Partisë Demokratike, Kryetar i Qeverisë së Serbisë (2001-2003) dhe kryetar i qytetit të Beogradit (1997).