Këngëtari i njohur korçar Endri Prifti ka treguar përmes një video-live një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur mbrëmë pas një koncerti.
Teksa shkonte për në shtëpi pas një koncerti, Endri tregon se mbi 30 forca policie e kanë ndaluar në rrugë dhe i kanë kërkuar të bëjë testin e alkoolit.
Sipas policëve, këngëtari kishte konsumuar alkool prandaj Endrit efektivët i kanë marrë makinë dhe e kanë çuar në Vaqarr tek konfiskimi i makinave.
Këngëtari shprehet i revoltuar për këtë veprim të policisë, pasi sipas tij është i padrejtë.
‘Shteti ka ikur për lesh. Këta dolën 30 polica ore, shtetrrethim. Më sollën këtu në errësirë në Vaqarr, më morrën makinën dhe tani do më çojnë në shtëpi këta. Turpi i zotit, më thonë mua ke pirë tre birra.
Kur këndoj unë, kur pi publiku do pi dhe unë se s bën. Na trembën, sikur kisha vrarë ndonjë njeri. Ja i respektoja një cikë unë këta po tani ma shpifën farë, nuk shikojnë se ç’ bëhet me qeverinë po merren me mua.
Kam bërë festat e shefave të këtyre pa lek për nder për gjëra po ku të pyesin këta. Sot bënin sikur nuk më njohin, herët e tjera sa herë më shikonin pam 20-çën unë në xhep. Sot ishin çetë e madhe’, tregon mes të tjerash gjatë videos live në Facebook Endri.
https://www.facebook.com/endri.prifti.54/videos/10214483580867428/?t=0