HomeAktualitetKryesore

Kryeministri Rama nuk ndalet, nxjerr pamjet dhe sfidon opozitën para protestës (Video)

Kryeministri Rama nuk ndalet, nxjerr pamjet dhe sfidon opozitën para protestës (Video)

Ndërkohë që opozita pritet të zhvillojë sot protestën e radhës para parlamentit, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga hapësirat e transformuara të Shkollës Jordan Misja (Liceut) në Tiranë.

Me publikimin e këtyre pamjeve Rama i uron ditë të mbarë ndjekësve të tij.

‘Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga hapësirat e transformuara të Shkollës Jordan Misja (Liceut) në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.

Sakaq, kujtojmë që në orën 9:30 priten të mblidhen protestuesit e opozitës para parlamentit, ndërkohë që në orën 10:00 mazhoranca ka njoftuar seancën plenare.